Nga një pikë e vogël zejtarësh në një realitet industrial që eksporton prodhimet nga Italia në mbarë botën, nga Azia në Lindjen e Mesme, nga Evropa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Cantori është një histori emblematike sipërmarrieje e mbështetur mbi rrënjët solide të familjes, të të bukurës, jetës së provincës, stafit menaxhues dhe puntorëve me përvojë. Ky është Cantori Spa , kompania udhëheqëse e Marche në industrinë e mobiljeve, e cila shënon një moment të rëndësishëm: 40 vjet aktivitet.
Për të shënuar një “Stop & Go” në historinë e saj, Sante dhe Marco Cantori, babai dhe djali, kanë zgjedhur ti përkushtohen në maksimum kompanisë në këtë përvjetor duke e cilësuar udhëtimin e Cantorit si “ Udhëtimin në të bukurën”