Rreth Nesh

Me parimin për tu kthyer në një vend referimi për arredimin e ambienteve të ndryshme delta home nisi rrugëtimin në 28 mars 2011. Ky parim e udhëhoqi si histori suksesi, duke bërë që delta home të zgjerojë tregun e saj për të plotësuar nevojat e munguara në arredim ku në tregun shqiptar u përshtatën mjaft mirë markat më të njohura ndërkombtarisht.

delta home numëron sot tre showroom-e, dy në Tiranë dhe një në Fier duke ofruar për klientët një gamë të gjerë produktesh si: kuzhina, dhoma gjumi, krevate, garderoba, divane, tavolina, pasqyra, abazhure, poltrona, librari, tapete, letra muri, karrige, sogiorno, paisje për zyra dhe për palestër. Hapja e showroom-it të parë solli në tregun shqiptar marka të njohura ndërkombtarisht si Veneta Cucine, Pensare Casa, Novamobili, Visionnaire (Ipe Cavalli), Cantori, Cattelan Italia Frighetto, Misura Emme, Domitalia, Dolfi, Dilazzaro, EMU, Connubia,  Volpi, Las Group,  FAN, Natuzzi, Moroso, Softline, Tonin Casa, Infiniti, Creacioni, Masureel  si dhe Armani / Sirpi Spa. Por puna e nisur në 2011 nuk do mbetej këtu, pasi tregu kërkonte modelin që delta home solli dhe për të qenë në koherencë me zhvillimin dhe ecurinë e tij, në vitin 2013 delta home zgjeroi më tej rrjetin e saj duke hapur një ekspozitë të re më 2 tetor të po këtij viti në ambientet e Delta Group, në autostraden Tiranë – Durrës si dhe një ekspozitë të tretë në qytetin e Fierit.

Etika në biznes, përgjegjësia sociale, integriteti dhe menaxhimi i integruar e kanë bërë aktualisht delta home një lider në treg, duke e përcaktuar atë si një nga destinacionet më të njohura në vend në fushën e mobilimeve dhe arredimeve. delta home ka në fokus të vet klientin duke ofruar për ta një shërbim të nivelit të lartë, në një ndërthurje me konsulentët e shitjeve dhe arkitektëve. Në këta dy elementë është fokusuar shërbimi ndaj klientëve për të qënë më të pranishëm në atë çfarë klientët kërkojnë në bazë të asaj që delta home ofron. Konsulentët e shitjeve janë gjithnjë në kërkim të përmbushjes së idesë fillestare të klientit me arredimin final të ambientit ku ata jetojnë. Duke dëshiruar që të gjithë të gjejnë veten delta home ofron produkte nga më ekonomiket, tek më cilësoret, për të gjitha hapësirat dhe ambientet. Në punën e përditshme delta home kujdeset jo vetëm për ambientet personale por edhe për ambientin që na rrethon. Kjo siguri vjen duke ju referuar çertifikimeve që kanë fabrikat me produktet e të cilave bashkëpunon.

Dëshira për të bukurën dhe filozofia e të jetuarit mirë, kanë qënë dhe vijojnë të jenë çelsat për çdo hap që ndjek rrugëtimin e delta home.