Një kuzhinë bufe trendi më i ri nga Veneta Cucine, e projektuar nga Michele De Lucchi, ka marrë vëmëndje të veçantë në German Design Award 2017 në kategorinë “Kitchen and Household”. Ky vlerësim i jep një njohje të rëndësishme ndërkombëtare projekteve dhe personaliteteve që kanë kontribuar në pasurimin në nivel global të dizanjit dhe arredimit të brendshëm. Kjo kuzhinë bufe është ideuar që të mos jetë e strukturuar si modelet e zakonshme të kuzhinave të cilat kanë limite në organizimin e tyre por duke ja lënë në dorë vetë individit që të përcaktojë kufijtë në kuzhinë.

Me këtë ide edhe Michele De Lucchi projektoi kuzhinën bufe Veneta Cucine e cila morri vëmendje maksimale duke forcuar edhe më shumë marrëdhënien e bashkëpunimit midis Veneta Cucine dhe Michele De Lucchi.’